Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, e ka mbështetur marshin e sotëm në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Me anë të një postimi në Facebook, Pacolli tha se UÇK-ja nuk ishte gjë tjetër veçse një ushtri çlirimtare, ashtu siç mbrohen popujt në luftë me okupatorin nga sulmet luftarake.
“Marshimi dinjitoz i sotëm është jo vetëm për UÇK-në, për dëshmoret por edhe për ata që sot po mbahen padrejtësisht nëpër burgje pa baza ligjore dhe pa akuza të dëshmuara. Ne sot jemi të gjithë të bashkuar”, ka shkruar Pacolli./Arbresh.info
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...