Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka shprehur keqardhjen për situatën e krijuar në Marok, si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi vendin duke lënë të vdekur mbi 2 mijë banorë.
Lidhur me këtë, Maqedonci shprehu gatishmërinë e plotë për ndihmë për kërkim-shpëtim dhe rimëkëmbje në zonat e prekura, shkruan Arbresh.info.
“Në këto çaste të vështira për mbretin e Marokut, Mohammed VI dhe popullin maroken lutjet tona janë me ta. Ministrit Loudiyi i shprehim gatishmërinë tonë të plotë që të ofrojmë ndihmë me të gjitha kapacitetet tona të specializuara për kërkim-shpëtim dhe rimëkëmbje në zonat e prekura”, tha ai.
Tutje ministri Maqedonci u shprehu ngushëllime familjarëvë teksa uroi që numri i viktimave të jetë sa më i vogël.
“Urojmë që numri i viktimave dhe dëmeve të jetë sa më i vogël, ndërsa familjeve të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta.Lutemi që ta kaloni këtë sfidë të rëndë!”, theksoi ai./Arbresh.info
Lexo edhe:
Lutfi Haziri: Lumir Abdixhiku është kandidati që e përkrahim...
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...
Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet t...
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...
Pëson lëndime të rënda me motor, vdes shtetasi i huaj në Pri...