Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka qëndruar gjatë ditës së sotme në Prishtinë, ku është takuar me krerët e partive politike në vend dhe me kryeministrin Hoti.
Në radhën e takimeve ai u takua edhe me Nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliun, shkruan arbresh.info
Pas takimit ata thanë se kanë diskutuar për shumë çështje dhe për bashkëpunimin e më tejshëm mes dy partive.
“Diskutuam në përgjithësi situatën aktuale që është në Kosovë, lidhur edhe me Covid-19, por edhe me zhvillimet tjera politike, që janë edhe brenda Kosovës. E diskutuam edhe bashkëpunimin tonë shumë vjeçar dhe po ashtu për mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunimi”, ka thënë Veliu.
E ndërsa Basha u shpreh se LDK në Kosovë ka një përvojë të jashtëzakonshme dhe një mbivlerësim nga qytetarët.
“Shpreha besimin se si ky investim 30 vjeçar e ka pajisur Lidhjen Demokratike të Kosovës me një përvojë të jashtëzakonshme dhe me një vlerësim mbarqytetare. Kjo punë e LDK-së, do të bëjë ta përballimin me sukses të Covidit, të krizës ekonomike. Po kështu në plotësimin e aspiratave të qytetarëve, liberalizmin e vizave, dialogun me Serbinë, si një investim në të ardhmen evropiane dhe euroatlantike”, ka thënë Basha. /arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/4698981946794565/
Ambasada amerikane merr pjesë në transferimin e autoritetit ...
Presidentja Osmani takohet me Ministrin e Jashtëm të Vanuatu...
Sa miliona mund t’i kursejë Juventusi, nëse Motta rikthehet ...
Bisedimet ShBA – Iran mbyllen pa marrëveshje, palët shprehin...
Nisin hetimet për manipulime të votave në Ferizaj, Shtime dh...
Kërkohet paraburgim për 22 kryesues në Gjakovë, dyshohen për...