Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se disa orë më parë në Konferencën e Sigurisë në Mynih ka dëgjuar për vdekjen e Alexei Navalnyn nga bashkëshortja e tij, Yulia Navalnaya.
Kurti në një postim në rrjetin social “X”, ka shrkuar a se vdekja e Navalnyt është thirrje për të gjithë për të parë autoritarizmin ashtu siç është.
“Vdekja e raportuar e Navalnyt është një thirrje për të gjithë për të parë autoritarizmin ashtu siç është, një gatishmëri për të vrarë dhe torturuar këdo që kërcënon kontrollin e ngushtë të pushtetit” – ka shkruar Kurti.
Just a few hours ago I listened to Yulia Navalnaya at the @MunSecConf. The reported death of @navalny is a call to all to see authoritarianism for what it is, a willingness to kill and torture anyone who threatens the tight grip of power.
— Albin Kurti (@albinkurti) February 16, 2024
Navalny ishte opozitari më me zë në Rusi, i cili u burgos në Rusi pas kritikave që kishte ndaj regjimit të presidentit rus, Vladimir Putin.
Noizy thirret në gjykatë si dëshmitar, ftohet edhe Clevio
“Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë çdo javë”, thotë amba...
Magyar ndan video pas marrjes së detyrës, ministri i tij për...
VLEN-i zyrtarizon bashkimin në një subjekt të vetëm politik
Britania dërgon luftanije në Lindjen e Mesme, në rast përshk...
Sot Dita e Evropës, Kurti jep një premtim për mandatin e ard...