Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar se si, në 2021-ën, Serbia dërgoi avionë luftarakë dhe ambasadorin rus në kufi, siç tha ai, “për të na frikësuar”.
Me anë të një postimi në X, Kurti tha se që nga atëherë, dhuna dhe agresioni i tyre është rritur, shkruan Arbresh.info.
“Dy vjet më parë, Serbia dërgoi avionë luftarakë MiG-29 dhe Ambasadorin e Rusisë në kufirin tonë për të na frikësuar. Që atëherë, dhuna dhe agresioni i tyre është intensifikuar.”, shkroi shefi i ekzekutivit.
Kryeministri Kurti theksoi vendosshmërinë dhe angazhimin për mbrojtjen e demokraciisë dhe sundimit të ligjit në gjithë Republikën e Kosovës.
Por ne mbetemi të vendosur në angazhimin tonë për të mbrojtur demokracinë dhe sundimin e ligjit në të gjithë Republikën e Kosovës./Arbresh.info.
Two years ago, Serbia sent MiG-29 fighter jets & Russia’s Ambassador to our border to intimidate us. Since then, their violence and aggression have intensified. But we remain resolute in our commitment to safeguarding democracy and the rule of law throughout the Republic of ??.
— Albin Kurti (@albinkurti) September 26, 2023
Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave...
Gruda shpjegon vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Afati 30-dit...
Slot afër shkarkimit, Alonso gati të marrë ‘timonin’ e Liver...
Pas eliminimit nga BBVA, Stenaldo takohet me Gimbon
Osmani: Ftoj deputetët që nesër të caktojnë seancën e re
Gjermania drejt kufizimit të pijeve energjike për të miturit