Kryesia dhe Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes të hënë do të mbajnë mbledhjen e përbashkët në përpjekje për të gjetur zgjidhje për krizën dhe përplasjet në këtë subjekt.
Sekretari i Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi i ka thënë Radio Kosovës se kryesia e Vetëvendosjes po tenton të gjejë zgjidhje për problemet që kanë me grupin e të dorëhequrve.
Vetëvendosje sërish ka ftuar mbledhje për të hënën. Kryesia dhe grupi parlamentar do të takohen për të gjetur një zgjidhje për problemet që kanë përfshirë këtë subjekt politik. Sekretari Organizativ i Vetëvendosjes Ismajl Kurteshi konsideron se nëse hiqen kushtet që janë vu nga të dorëhequrit, pajtimi është i mundshëm.
“Qëllimi i takimit është që të kemi rezultat. Se a do të ketë apo jo, tash të shohim! Ka disponim që t’i tejkalojmë këto vështirësi , janë disa gjëra që duhet të tejkalohen, duhet të hiqen disa kushte që janë vu, të cilat janë në shpërputhje me statutin e Vetëvendosjes. Nëse ato tejkalohen mendoj që s’do të ketë problem”, ka thënë Kurteshi.
Anëtari i kryesisë, Sami Kurteshi i tha Radio Kosovës se nuk është në gjendje të thotë nëse takimi do të jetë fryt-dhënës. Ai thotë se nuk është në gjendje të paragjykojë.
“Po nuk di unë, nuk muj me paragjyku. Çdo paragjykim i imi kishte me qenë i gabueshëm edhe nëse ja qëlloj. Se nëse ja qëlloj thonë të tjerët “ qe kqyre ky e dit e ka ba me ta, nëse nuk ja qëlloj thonë se ka dit” Prandaj, nuk e di nuk muj me than kurgjo” , tha Kurteshi
Më herët Dardan Molliqaj mbajtjen e kësaj mbledhje e pati cilësuar si lajm shumë të mirë për Lëvizjen duke konfirmuar edhe pjesëmarrjen e tij në këtë mbledhje. Por që një pjesë e madhe e të dorëhequrve nuk kanë qenë të kontaktueshëm./rtklive
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...