Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka uruar qytetarët e Kosovës për 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Ai ka shkruar se “padyshim që të parët që duhet të nderohen dhe para të cilëve duhet të përulemi janë heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë, pa ndihmën dhe kontributin e të cilëve nuk do ishim këtu ku jemi”, transmeton arbresh.info.
Ky është urimi i plotë i kryetarit Bahtiri:
Kam nderin dhe kënaqësinë që si kryetar i Komunës së Mitrovicës, t’ju uroj 10-Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Data e 17 shkurtit 2008 do të mbetet përjetësisht në historinë e Kosovës, si kurorë e përpjekjeve shekullore të popullit tonë për liri, pavarësi, demokraci dhe dinjitet njerëzor.
Padyshim që të parët që duhet të nderohen dhe para të cilëve duhet të përulemi janë heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë, pa ndihmën dhe kontributin e të cilëve nuk do ishim këtu ku jemi.
Mirëpo, para të gjithë neve na mbetet detyrë parësore, angazhimi dhe puna në realizimin e plotë të idealit dhe synimeve të tyre për Kosovën e pavarur, të zhvilluar dhe me mirëqenie për qytetarë.
Të nderuar qytetarë të Komunës së Mitrovicës, të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, urime 10-Vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës!/arbresh.info/
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1