Kryeministri i Kosovës në detyrë Albin Kurti i është përgjigjur aksionit për dhurim të gjakut.
Ai ka dhuruar gjak sot në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, raporton arbresh.info
Ai u beri thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi të dhurojnë gjak në këtë situatë pandemie.
“Unë erdha sot këtu që të dhuroj gjak vullnetarisht prandaj me shembullin tim dhe kabinetit time bëjmë apel që të gjithë që kanë mundësi të dhurojnë gjak sidomos në këtë situatë pandemie”, tha ai.
Kjo qendër ditë më parë kishte bërë thirrje për të dhuruar gjak për shkak se në këtë kohë pandemie janë shterur edhe rezervat./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/269625537751030/

Haxhiu sot në Drenas, homazhe në tri fshatra
Haxhiu takon sot partitë politike për datën e zgjedhjeve
E enjtja me shi dhe temperatura deri në 8°C
Hoxha: Anëtarësimi në BE, rrugë konkrete modernizimi për ven...
Parashikimi i motit për nesër, pritet edhe borë
U.D. Presidentja Albulena Haxhiu nesër viziton tri fshatra t...