Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se PDK ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për të miratuar rezolutën për Policinë e Kosovës.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi tha se partia të cilën e udhëheq konsideron se forcimi dhe mbështetja e Policisë duhet të jetë prioritet shtetëror , shkruan Arbresh.info.
“Duke marrë parasysh zhvillimet e fundit në vend, posaçërisht pas 24 shtatorit, PDK konsideron se forcimi dhe mbështetja e Policisë duhet të jetë prioritet shtetëror – andaj nuk mund ta pranojmë këtë qasje neglizhuese të pushtetit dhe të qëndrojmë duarkryq.”, tha ai.
“Prandaj, nesër kemi thirrur seancë të jashtëzakonshme për ta miratuar këtë Rezolutë. Policët tonë meritojnë shtesat për rrezikshmërinë, sigurimin shëndetësor dhe miratimin e Ligjit për pensionim të parakohshëm. “, shtoi ai.
Tutje ai ka ftuar deputetët, ta votojnë këtë rezolutë, duke dëshmuar kështu siç tha ai, të dëshmojnë se e mbështesin dhe janë me Policinë e Kosovës .
“I ftoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që nesër, me votën e tyre, të dëshmojnë se e mbështesin dhe janë me Policinë e Kosovës – sepse vetëm fjalët dhe postimet në rrjetet sociale nuk mjaftojnë!”, u shpreh ai.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës nesër pritet të mbajë seancë të jashtëzakonshme, ku në rend të ditës do të jetë “Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare për Policinë e Kosovës”./Arbresh.info./
Lexo edhe:
Bernabeu nuk harron: Camavinga në qendër të kritikave pas el...
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...
Haxhiu: E kam ofruar pozitën e kryeparlamentares që të shman...
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Kurti thekson rë...
Haxhiu takon Gashin e KPK-së, flasin për përshpejtimin e pro...