Kosova do të jetë sërish nikoqire e ushtrimit ushtarak “Defender Europe” që do të organizohet në vitin 2025.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e ministrisë së Mbrojtjes, Liridona Gashi.
“Po, Kosova do të jetë sërish nikoqire e Defender Europe, që do të organizohet në vitin 2025. Ndërsa sa për sqarimin tuaj të gjitha objektivat e FSK në Defender Europe 2023 janë përmbushur, i vetmi aktivitet që ishte anuluar vitin e kaluar në këtë ushtrim ka qenë DV DAY, dita kur para vizitorëve të shquar do të bëhej ekzekutimi praktik i ushtrimit si rikapitullim i të gjitha aktiviteteve që ishin realizuar gjatë gjithë ditëve të ushtrimit”, tha Gashi për Arbresh.info
Vrasja e 2023-ës në Dragodan, ekspertja thotë se veprimet e ...
“Në këto momente është pak negativiteti në kokë, por t...
Shtëpia e Bardhë: Lufta po shkon ‘me sukses dhe sipas ...
Babai Ervis Martinajt paraqitet në Gjykatë: Djali im u vra n...
“Jemi të mërzitur por ka lojtarë që thonë trajner jam ...
Peja emëron në krye të shtabit teknik ish-trajnerin e Prisht...