Kongresistja amerikane, Lisa McClain, ka thënë se SHBA-ja duhet të qëndrojë pranë Kosovës.
Me anë të një postimi në “X”, McClain ka thënë se çdo agresion kundër Kosovës nga, siç i quajti ajo, shtetet e mbështetura nga Rusia është kërcënim ndaj sigurisë globale, shkruan Arbresh.info.
Tutje ajo u shpreh se Kosova prej kohësh është aleate e fuqishme e ShBA-ve.
“Kosova ka qenë prej kohësh aleate e fuqishme e SHBA-së dhe NATO-s, dhe bota e lirë është e përkushtuar ndaj sovranitetit të saj. Çdo agresion kundër Kosovës nga shtetet e mbështetura nga Rusia është i papranueshëm dhe kërcënim ndaj sigurisë globale. SHBA-ja duhet të qëndrojë pranë Kosovës”, ka shkruar McClain./Arbresh.info
Kosovo has long been a strong ally of the United States and NATO, and the free world is committed to their sovereignty. Any aggression against Kosovo by Russian-backed states is unacceptable and a threat to global security. The United States must stand by Kosovo.
— Representative Lisa McClain (@RepLisaMcClain) October 2, 2023
Reshjet e dëborës përfshijnë Korçën, Rama: Bashkia në terren...
PZAP ia rrëzon ankesën për votat me postë Bekim Haxhiut
Tre kandidatë për stolin e Manchester United
Trumpi në Davos të Zvicrës, zbulohen masat drastike të sigur...
Zgjerimi i autostradës, bllokohet rruga Tiranë-Rinas për dy ...
Paralajmërim nga BQK: Kujdes nga mesazhet mashtruese në emër...