Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.) ka njoftuar se, për shkak të reshjeve të mëdha dhe përmbytjeve që kanë prekur disa rrugë lokale në Obiliq dhe rrethinë, ka vendosur të hapë përkohësisht për qarkullim rrugën Vodicë – Dardhishtë, e cila kalon brenda zonës së KEK-ut.
Vendimi është marrë pas kërkesës zyrtare të Komunës së Obiliqit dhe është miratuar nga menaxhmenti i KEK Sh.A., me qëllim të lehtësimit të lëvizjes së qytetarëve deri në përmirësimin e gjendjes emergjente.
Sipas KEK-ut, rruga do të mbetet e hapur vetëm deri në normalizimin e situatës dhe rikthimin e kushteve të rregullta të qarkullimit. Për orientim, qytetarëve u është vënë në dispozicion edhe një hartë me segmentin e lejuar për qarkullim.
Korporata u bën thirrje qytetarëve të respektojnë udhëzimet e sigurisë gjatë përdorimit të kësaj rruge.
Statistika shqetësuese – Për katër muaj, shtatë persona humb...
Irani: Anijet e Marinës amerikane që përpiqen t’i bllokojnë ...
Yamal para ndeshjes me Atleticon: Nuk ka mbaruar ende, “remo...
Bylbyl Sokoli zyrtarizohet tek Malisheva
Simeone: Do të luajmë siç kemi bërë gjithmonë ndaj tyre, syn...
Bayern Munich “makthi” i Bellingham, a do ta thyej anglezi r...