Njësiti i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, në realizim të operacionit policor- Stop Drogave, ka hasur në veturën e dyshuar të parkuar afër shkollës në Matiqan.
I dyshuari me t’i vërejtur policinë ka ikur duke e lënë veturën aty.
Me urdhër të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar 2 kg e 896.2 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, shkruan arbresh.info.
Po ashtu me urdhër të prokurorit është konfiskuar edhe vetura e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar një armë e cal.7.65 mm, 6 fishekë të cal 7.65 .3 telefona, një Iped dhe 11 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull K-Shqiptar ndërsa i dyshuari i parë së bashku me të dyshuarën tjetër (motrën e tij) gjenden ne arrati./Arbresh.info
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...