Policia e Kosovës njofton se kanë identifikuar dy persona të cilët dyshohet se janë të përfshirë në së paku tri grabitje të cilat janë kryet ditëve të fundit në Prishtinë nën kërcënimin e armës.
Në njoftim thuhet se njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, përcjell Arbresh.info.
“A.A, mashkull, 31 vjeç, është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit nga ana e hetuesve, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Për të njëjtat raste, Policia është në kërkim të një personi tjetër, tashmë të identifikuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati.
“Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit kanë kryer edhe kontrolle në tri lokacione (shtëpi), ku në cilësi te provave materiale kanë sekuestruar dhe siguruar dëshmi materiale që lidhen me rastet, përfshirë këtu edhe një veturë”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info
Durmishi paralajmëron heqjen e taksës doganore për veturat n...
Vetëvendosje mbyll sot fushatën për zgjedhjet e 28 dhjetoriT
Sot votohet në përfaqësi diplomatike, KQZ-ja del me detaje
Parashikimi i motit për sot
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova