Pas rritjes së rasteve të prekurve me COVID-19 dhe masave të reja të ndërmarra nga Institucionet e vendit edhe Policia e Kosovës,gjegjësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, është aktive në realizimin dhe implementimin e këtyre masave gjithnjë duke ju referuar Ligjit për Parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 me qëllim luftimit të përhapjes së pandemisë dhe ruajtjes së shëndetit publik.
Policia e rajonit të Pejës është e fokusuar sidomos në transportin publik, qendrat tregtare, objektet e mbyllura afariste si dhe në respektimin e orarit të punës sipas vendimit të fundit të Qeverisë
Përveç asaj qe u cek më lartë, Policia e Kosovës has në raste kur qytetaret e prekur nga Covid-19 nuk respektojnë Udhëzimet e IKSHP edhe pas konfirmimit se janë te prekur nga Virusi COVID-19
Më datë 25.08.2021rreth orës 17:00, Policia e Stacionit Policor Pejë, është njoftuar se ne një Restorantin – lokal në lagjen e rajonit tre në Vitomericë të Pejës, ka qëndruar personi: B. H. i cili ishte i prekur nga COVID-19.
Te njëjtit nga ana e Policisë i është shqiptuar fletë gjoba në shumë prej Pesëqindë Euro sipas dispozitave te Ligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19.
Policia e Kosovës me këtë rast apelon tek te gjithë qytetaret qe te respektojnë vendimet e Qeveris dhe te IKSHP-se. Vetëm kështu mund ti ulim shifrat e te infektuarve dhe ta mbrojmë shëndetin publik. /arbresh.info/

Nis seanca për formimin e Qeverisë
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër