Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se marrëveshjet e nënshkruara në Mynih në mes të Kosovës dhe Serbisë për hekurudhat dhe autostradat, çojnë një hap më afër marrëveshjes përfundimtare në mes të të dyja vendeve.
Ish zv.kryeministri, e tani deputet i PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, është shprehur se marrëveshjet e nënshkruar në Mynih nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, për hekurudhat dhe autostradat, çojnë një hap më afër një marrëveshje përfundimtare për njohjen e ndërsjellë të dy vendeve.
Për mbështetjen e marrëveshjeve ai ka falenderuar Richard Grenell dhe Ambasadën e SHBA-së në Kosovë.
“Lajm i shkëlqyeshëm nga Mynihu, pasi Presidenti Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq ranë dakord për hekurudhat dhe autostradat midis Kosovës dhe Serbisë. Falenderues ndaj Richard Grenell dhe Ambasadës së SHBA-së në Kosovë për mbështetjen e marrëveshjes. Ky është një hap më afër një marrëveshje përfundimtare për njohjen e ndërsjellë të dy vendeve”, ka shkruar Enver Hoxhaj.
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn