Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, e ka përgëzuar Kosovën pas hapjes së “Dritares për Investime të Diasporës”.
“Ne e kuptojmë mundësinë e rrallë që bizneset nga diaspora mund ta paraqesin. E dimë që kur të vijnë mërgata për të investuar tregojnë idetë më të mira dhe më bashkëkohore”, ka thënë Hovenieri në ceremoni.
“E dimë se si duket suksesi dhe hapja e kësaj platforme krijon vende punës përmes shkathtësive të reja dhe për të ngritur profilin e Kosovës. Më lejoni të ju inkurajoj për të zhvilluar këtë investim, për t’i nxitur, tërhequr dhe treguar shkathtësie e tyre dhe për të investuar në Kosovë. Për të nxitur rritjen ekonomike të Kosovës dhe për të mundësuar një të ardhme të begatshme të Kosovës. Duam të shohim një ekonomi e cila ua mundëson një begati të gjithë qytetarëve të Kosovës. Kjo është mundësi dhe sfidë jemi këtu për të mbështetur shtetin e Kosovës për të përqafuar dhe për të kaluar këtë sfidë”, deklaroi Hovenier./eo
Ministri Muja në Ditën e Pyjeve: 500 mijë fidanë për institu...
Kusari-Lila: Çmimet e naftës varen nga importi, s’ka vend pë...
Orav: Asociacioni mbetet obligim, kërkohen qasje të reja në ...
Orav sinjalizon se BE mund të kërkojë rrugë tjera për zbatim...
Sorensen thotë se ka arritur të sigurojë harmonizim me SHBA’...
Kosova U21 publikon listën për ndeshjet e marsit