Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova ka marrë vendime bukur të vështira që procesi i dialogut me Serbinë në Bruksel të riniste.
Shefi i qeverisë ka thënë se çështja e asociacionit është temë e mbyllur dhe nuk do të diskutohet në asnjë rrethanë më në Bruksel, shkruan Arbresh.info.
“Për takimet në Bruksel, ju e dini që në fillim të mandatit kemi marrë vendime të rëndësishme për të hyrë në procesin e dialogut. Tash sa i përket asociacionit ju e dini qëndrimin tonë. Ju e dini qëndrimin tonë, ajo temë nuk hapet se është përmbyllur me nënshkrimin e marrëveshjes në vitin 2013 dhe është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës dhe mandej është marrëveshja e parimeve e vitit 2015. Pra si e tillë, asociacioni nuk diskutohet, ka tema të tjera për t’u diskutuar. Unë do të kujdesem që procesi i dialogut të shkojë përpara, nëse për ndonjë arsye nuk mund të shkojë përpara, atëherë do të jetë jo për arse pse Qeveria e Kosovës nuk është e gatshme, por për shkak të Qeverisë së Serbisë, shtetit të Serbisë që nuk është e gatshme të shkojë drejt marrëveshjes përfundimtare”, deklaroi Hoti.
Theksojmë se Bashkimi Evropian javën e kaluar kishte dërguar ftesë në Qeverinë e Kosovës dhe Serbisë për mbajtjen e takimit të radhës më 28 shtator në nivelin e lartë, por që asnjëra palë nuk i janë përgjigjur kësaj ftese dhe e gjitha kjo për shkak të çështjes së asociacionit.
Në anën tjetër, Bashkimi Evropian, është arsyetuar se shtyrja e këtij takimi ka të bëj më situatën me pandeminë COVID-19.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...