Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka qëndruar në Linz të Austrisë, ku ka ndarë medaljen “Me besim në zot, atdhe e shtet”, për disa bashkëluftëtarë, familjarë dëshmorësh dhe aktivistë të AAK-së.
Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit atje, ka vizituar edhe disa biznese, klube e shoqata të shqiptarëve.
“Kam takuar gjithashtu Kolonel Pfil Günther Rosenitz, Drejtor Gjeneral i Akademisë për Paqe dhe Siguri në Evropë, zv. president i Institutit për Studime të Evropës Juglindore, njëherësh profesor në Bazën Ushtarake Amerikane në Granisch. Po ashtu kam takuar bashkëluftëtarin Nazmi Kastrati dhe kam shijuar dreken në hapësirat e Shoqatës “Dardania” udhëhequr nga Mehdi Prushi”, ka shkruar Haradinaj./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...