Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, të gjithë dërgohen në mbajtje

10:35 | 25 Gusht 2021
A Z

Në Kosovë dhuna në familje vazhdon të shënojë rritje.

Vetëm brenda 24 orëve të fundit janë shënuar 6 raste në qytete të ndryshme, shkruan arbresh.info

Sipas policisë gjashtë persona janë dërguar në mbajtje, nën dyshimin se kanë kryer dhunë në familje.

Njoftimi i plotë i PK-së:

Prishtinë 23.08.2021 – 22:00-23:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare ish bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lipjan, 24.08.2021 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në vazhdimësi kanos dhe u bën presion familjarëve të tij. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Dragash 24.08.2021 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në ndalim policor, deri në këndellje e më pas është dërguar në mbajtje.

Deçan 24.08.2021 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti ka ushtuar dhunë fizike dhe psiqike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 24.08.2021 – 21:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe pastaj me dëshirën e saj është dërguar tek familja e saj. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 24.08.2021 – 19:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti në gjendje të dehur ka ofenduar bashkëshorten dhe fëmijët e tij si dhe ka demoluar shtëpinë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./arbresh.info/

Të ngjashme