Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar ditën e çlirimit të Prishtinës me një fotografi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Rama sipër fotografisë së publikuar ka shkruar “22 vite nga dita e bekuar e çlirimit të Prishtinës”.
Ndërkaq, sot mbushen 22 vjet nga tërheqja e forcave kriminale ushtarake e paramilitare serbe nga Kosova, duke shënuar kështu fundin e pushtimit serb.
Ushtria serbe u dorëzua nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare dhe bombardimeve të NATO-së që e detyruan të nënshkruajë marrëveshjen e kapitullimit më 9 qershor 1999 në Kumanovë.
Marrëveshja u nënshkrua nga Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, i akuzuari i Hagës për krime lufte dhe gjenocid në Kosovë./arbresh.info/
Zëvendësministri i MPJD-së merr pjesë në pritjen e Konsullat...
Rreth 70% e familjeve në Prishtinë të pakënaqura me ngrohjen
Kurti: AKI po avancon kapacitetet dhe po forcon sigurinë kom...
Zelensky: Ukraina nuk po e humbet luftën, ne kemi çliruar mj...
Malisheva dhe Dukagjini ndahen në paqe
Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat...