Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama foli për marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë ku përmendi minishengenin ballkanik si një mundësi për të hequr kufijtë midis dy shteteve.
Ai tha për Euronews Albania se shengeni rajonal si ide ka qenë e Fatos Nanos.
Megjithatë, Rama thotë se me minishengen do të hiqej kufiri Shqipëri-Kosovë, dhe shton se “derisa ta kuptojnë këtë liderët në Prishtinë, do të kalojnë shumë vite dhe do të ketë humbur kohë Kosova”.
“Shengenin e parë rajonal e ka artikuluar Fatos Nano në një kohë që dukej çmenduri. Unë e kam rifutur sepse u krijuan kushtet. Shengeni rajonal nënkupton heqje kufiri midis Shqipërisë dhe Kosovës, por sa ta marrin vesh ata të Kosovës do të kenë kaluar vite dhe do të ketë humbur kohë Kosova”, tha Rama, ndërsa shtoi se ndër liderët e shteteve pjesëtarë ka qenë pikërisht ai që e ka shtyrë si ide minishengenin.
“Minishengeni është ide që e kam shtyrë unë i pari dhe kam dëshmitarë për këtë. Që kur jemi mbledhur në Berlin herën e parë”, tha Edi Rama.
Tragjedi në futbollin turk, vdes tifozi i Kocaelisporit, ra ...
Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor
Rrëzohet helikopteri gjatë reagimit ndaj të shtënave në Ariz...
Satelitët ruse kanë përgjuar komunikime sekrete evropiane pr...
BILD raporton se ylli i Bayernit refuzoi Arsenalin në ditën ...
Moti nesër me vranësira dhe riga shiu