Një rast i rëndë dyshohet se ka ndodhur në qytetin e Ferizajt. Një vajzë e mitur, 11-vjeçare dyshohet se është dhunuar seksualisht.
Dhunimi i të miturës dyshohet se ka ndodhur që nga fundi i muajit janar deri në fillim të muajit shkurt.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të gjykatës i është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë.
Sipas njoftimit, dyshohet se dhunimin e kishte bërë në një tualet publik, në hyrje të një banese në qytetin e Ferizajt.
“Në vazhdimësi në një rrugë të Ferizajt, përkatësisht në tualetin publik të hyrjes së një ndërtese afër lokalit “T.”, pronë e të pandehurit, i pandehuri ka detyruar të dëmtuarën e mitur e moshës njëmbëdhjetë (11) vjeçare, që të kryej akt seksual pa pëlqimin e saj, në atë mënyrë derisa kishte shkuar në lokalin që gjendet në hyrje të banesës së saj ku i pandehuri shiste cigare – gjëra ushqimore, i pandehuri e kishte marrë të dëmtuarën e kishte quar në tualet publik në hyrje të banesës, në të cilën i pandehuri kishte kryer akt seksual” – thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Gjykata ka njoftuar se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.
Spitali i Pejës jep detaje për aksidentin ku vdiq një grua n...
Gjykata e Gjakovës refuzon masën e paraburgimit ndaj 22 pers...
Një aksident me fatalitet, 43 tjera me të lënduar në 24 orët...
Dyshimi për falsifikim votash: Arrestohen e më pas lirohen 1...
Mediat në Serbi pretendojnë për të shtëna në Kurshumli, thon...
Një person dyshohet se u sulmua me thikë në Prishtinë – auto...