Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, u njoftua për një rast ku një viktimë mashkull derisa ishte duke lëviz me veturë, dy vetura të panjohura i kanë zënë rrugën dhe kanë tentuar qe të hyjnë në veturë të viktimës.
Rasti ka ndodhur në Mitrovicë në orët e vona.
Sipas Policisë përpos dëmeve materiale nuk ka të lënduar.
Njoftimi i plotë:
DËMTIM I PRONËS
Mitrovicë, 04.09.2021-22:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke lëviz me veturë, dy vetura të panjohura i kanë zënë rrugën dhe kanë tentuar qe të hyjnë në veturë të viktimës, duke e goditur me duar veturën dhe duke i dëmtuar retrovizorin. Përpos dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Rasti duke u hetuar nga njësitë relavante./arbresh.info/
Haxhiu ia tërheq vërejtjen Haradinajt: Kujdes me gjuhën, mos...
Haradinaj i ashpër në Kuvend: Në energji kryehajni është Kur...
Komandanti i FSK-së e pret në vizitë zyrtare Agjutantin e Pë...
Kredia 90 miliardëshe për Ukrainën, BE-ja optimiste për vend...
Kombëtarja e Kosovës tek vajzat me ngritje historike në rang...
Deputetja Ymeri kritikon rritjen e çmimit të energjisë elekt...