Kryetarja e GUXO, Donika Gërvalla theksoi rolin kyç të Presidentes Vjosa Osmani në formimin dhe konsolidimin e listës GUXO.
Gërvalla nënvizoi se, ndonëse disa anëtarë janë bashkëngjitur më vonë, rruga e përbashkët politike ka nisur që nga viti 2013-2014, përpjekje këto që, edhe pse nuk kanë pasur gjithmonë sukses, kanë synuar të forcojnë demokracinë e brendshme brenda LDK-së, shkruan Gazeta 10.
“Presidentja Osmani ka qenë figura qendrore e partisë GUXO. Në zgjedhjet e vitit 2021 ajo mori rreth 300 mijë vota, duke dëshmuar se mbështetja për të nuk është rastësore,” tha Gërvalla në Politiko.
Gërvalla shtoi se, pasi të formohet qeveria, do të vijë edhe një test i rëndësishëm për opozitën, veçanërisht kur do të votohet për marrëveshje ndërkombëtare.
“Mbështetja qytetare për Presidenten Osmani është shumë e fortë dhe kjo na jep besim për të ardhmen e vendit,” përfundoi Gervalla.
Në Kupën FA mund të ketë befasi
Rama: Deputetët të angazhohen në terren për konstatimin e dë...
Shfuqizohet edhe Ligji për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë
Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë
Ngritët aktakuzë për vrasjen e policit Muhamet Lika në Kaçan...
Kushtetuesja rrëzon 12 vendime të Kuvendit të kontestuara ng...