Anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës kanë kërkuar sot në mbledhjen për shqyrtimin e Demarkacionit me Malin e Zi që ky Projektligj t’i dërgohet Kryesisë së Kuvendit pa asnjë rekomandim konkret.
Pjesa më e madhe e deputetëve janë pajtuar që Komisioni i kaluar ka tejkaluar kompetencat e tij dhe ka bërë shkelje duke falsifikuar dokumentet me të cilat ka ardhur në përfundim, shkruan Arbresh.info.
Sipas tyre, ky rast është duke u hetuar nga Prokuroria dhe ajo do të jap përgjigjet e saj në konkudimet e Komisionit të ri Qeveritar të udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi.
“Ta shqyrtojmë rekomandimin për mosratifikim të kësaj marrëveshjeje, për mua të paktën është e qartë në gjetjet e tyre se ka pasur disa shkelje prej tejkalimit të kompetencave të Komisionit dhe deri të falsifikimi i dokumenteve që tregon se marrëveshja aktuale nuk është në përputhje Ti rekomandohet seancës që të mos ratifikohet kjo Marrëveshje. Kjo të votohet në Komision e me këtë rekomandim të dërgohet në Kryesi”, ka thënë Visar Ymeri nga VV-ja.
Mirëpo në votimin se a të shkoj ky Projektligj në Kryesi me rekomandime apo jo, gjysma e deputetëve kanë votuar pro e gjysma kundër.
Kryetarja e Komisionit, Vjosa Osmani ka vendosur që Projektligji të shkoj pa rekomandime./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1660124380719314/
Moti këtë fundjavë
Akt i guximshëm: Sasa publikon fotot ku tregohet trupi i saj...
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirë...
Flick: Barcelona ka shumë punë, pavarësisht epërsisë
Raportohet se plani i paqes parasheh anëtarësimin e Ukrainës...
“18 vjet, dreq”, përplasje, ofendime e xhelozi mes Benitës d...