Aksion i përbashkët i Inspektoratit, Policisë e AVUK-ut në Prishtinë

08:09 | 8 Shkurt 2026
E.H

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot ekipet e Inspektoratit të Kryeqytetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe inspektorët e AVUK-ut, zhvillojnë një aksion të përbashkët në terren.

Aksioni zhvillohet në lokacionin e tregut të automjeteve, si dhe në hapësirat përreth këtij lokacioni.

Sipas njoftimit, qëllimi i këtij aksioni është zbatimi i legjislacionit në fuqi, parandalimi dhe ndëshkimi i shitjes ilegale, tregtimit të paautorizuar të shpezëve dhe kafshëve, si dhe i çdo veprimtarie tjetër që bie në kundërshtim me rregulloret dhe ligjet përkatëse.

Ftohen qytetarët dhe subjektet afariste që të respektojnë obligimet ligjore dhe të bashkëpunojnë me institucionet përgjegjëse gjatë realizimit të këtij aksioni.

Institucionet kompetente do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme ligjore ndaj shkelësve.

Shpërndaje në rrjete sociale