Aksident trafiku me fatalitet edhe në Shtime

17:59 | 8 Korrik 2018
Arbresh.info

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në Shtime, me ç’rast një këmbësore është goditur nga një automjet, qëishte duke qarkulluar në relacionin Ferizaj-Shtime.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:35 në hyrje të Shtimës, ku këmbësorja L.V e moshës 43 vjeçare është goditur nga një automjet me targa lokale, të cilën e ngiste shoferja V.SH, 37 vjeçare.

Për shkak lëndimeve të rëndë të marra në vendin e ngjarjes, viktima së pari është dërguar në ambulancë të Shtimes e pastaj në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë.

Trupi i pajetë i viktimës,me urdhër të Prokurorit të shtetit dërgohet për obduksion, ndërsa  ngasësja e  veturës është ndaluar për 48 orë.

“Sipas raporteve të para, ngasësja e automjetit të udhëtarëve me targa lokale,  V.SH. ( f/sh/k  37 vjeçare),e cila  ishte duke qarkulluar në relacionin Ferizaj-Shtime,nga pakujdesia godet këmbësoren L.V. (f/sh/k 43 vjeçare) , me q’rast e njejta  pëson lëndime të rënda trupore.

E  lënduara është dërguar fillimisht në ambulancë në Shtime dhe pastaj në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor ku nga mjeku kujdestar kemi pranuar informatën se  nga lëndimet e pësuara e njejta ka ndërruar jetë.

Trupi i pajetë i viktimës,me urdhër të Prokurorit të shtetit dërgohet për obduksin, ndërsa  ngasësja e  veturës është ndaluar për 48 orë”, njofton policia. /Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale