Një makinë sot ka pësuar aksident në rrugën “Rexhep Luci” në kryeqytet.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka publikuar në Facebook foton ku shihet makina e aksidentuar, duke hedhur kështu dyshime për shpejtësinë e saj, përcjell Arbresh.info.
Me këtë rast, Ahmeti ka paralajmëruar përdorimin e kamerave për shkelje në trafik dhe dënime me postë.
Lexoni postimin e plotë:
Nuk e di se çfarë shpejtësie duhet me pas kjo makinë për me e bo këtë ndeshje në Rrugën Rexhep Luci. Një vajzë është lënduar, por pengesat antiparking (kunxhat) sot kanë shpëtuar dhjetëra qytetarë (këmbësorë).
Ju njoftojmë se së shpejti Komuna do të fillojë me përdorimin e kamerave për shkelje në trafik dhe dënime me postë.

Gjykata dërgon në paraburgim dy mjekët e arrestuar për ryshf...
Kurti pret nesër në takim Komisioneren, Marta Kos
Të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë
Gjykata në Hagë ia hedh poshtë sërish kërkesën Mlladiqit për...
Specialja: 7 të akuzuar kanë pranuar ndihmë financiare nga n...
“Ëndërroj Zvicrën dhe Bayernin” – portieri...