Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka kritikuar Albin Kurtin për ndryshimin e qëndrimeve të tij.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, në fjalimin e tij në seancën e Kuvendit të Kosovës, është treguar i ashpër ndaj mandatarit për kryeministër, Albin Kurti.
Tahiri ka thënë se Kurti për të arritur në pushtet ka harruar të gjitha deklaratat që i ka thënë në kaluarën.
Ai ka thënë se, Kurti nuk është njeriu i cili nuk e ka njohur as Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Kemi kandidat për kryeministër një person që nuk e njeh luftën tonë si kauzë kombëtare për çlirim”, u shpreh Tahiri.
Tutje ai, ka thënë se është Kurti ai e cili e ka frymëzuar organizatën terroriste “Syri i Popullit”.
Sipas Tahirit, ajo çka e karakterizon Kurtin, është mashtrimi historik.
“Kemi një kandidat për kryeministër, njeriun që e karakterizon mashtrimi i historik”, u shpreh ndër të tjerash Tahiri
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...