Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se projektligji për çmimet tavan do t’i falimentojë tregtarët vegjël.
“Do të shkatërrohet konkurrenca e lirë dhe nuk do të arrihet qëllimi që e ka ky projektligj”, ka thënë Hoti.
Ai ka thënë se tash ka rritje të çmimeve, por nuk ka mungesë të produkteve në treg. Ka folur edhe për manipulatorët e tregut.
“Çmimet janë rritur, por nuk ka mungesë të produkteve në treg. Nëse ka manipulim me çmime atëherë janë mekanizmat që duhet të merren”, ka thënë Hoti.
Po ashtu ka shtuar se nuk mund të vendoset një marzhë e fitimit si për një biznes në Prishtinë, si në një fshat në Dragash.
“Nga ky projektligj do të mbijetojnë vetëm tregtarët e mëdhej”, ka thënë Hoti. /arbresh.info/
34-vjeçari vdes pasi goditet nga vetura në Prizren, arrestoh...
Policia shpall në kërkim dilerin e drogës
Gruda: Presim që dekreti i Osmanit të shpallet kushtetues, z...
Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji
Vendasit po avancojnë pas pjesëve së para në ndeshjet e Ligë...
Majorja kosovare, Vjollca Hoti nderohet nga FBI