Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në New York, në margjinat e sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara është takuar edhe me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Lajçak në Twitter ka shkruar se me presidenten Osmani ka vazhduar diskutimin se si të çohet para procesi i dialogut në normalizimin e raporteve me Serbinë dhe nevojën për zgjidhje konkrete.
“Në New York takova presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe vazhduam diskutimin tonë për rrugën përpara në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe nevojën për zgjidhje konkrete”, shkruan Lajçak. /arbresh.info/
In New York, I met with President @VjosaOsmaniPRKS. We continued our discussion about the way forward in the Dialogue on normalisation of relations with Serbia and the need for concrete solutions. pic.twitter.com/jFWvyFxqJK
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 22, 2022
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...