Brenda 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar rreth 200 gjoba për mos respektim të masave anti-Covid-19.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës gjatë ditës së mërkurë në gjithë territorin e vendit janë shqiptuar 190 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk kanë respektuar masat kundër Covid-19, shkruan arbresh.info.
Ndryshe, në gusht të vitit 2020 Kuvendi i Kosovës, ka miratuar Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së COVID-19.
Sipas këtij ligji personat që nuk do të zbatojnë ligjin do të marrin gjobë nga 35 deri në 500 euro.
Në këtë ligj përfshihet mosmbatja e maskës dhe distanca sociale./arbresh.info/
GO+ Peja largon tre lojtarë
Çmimi i arit dhe argjendit ka rënë ndjeshëm, nga erdhi kjo r...
Skijimi jashtë pistave në Brezovicë shkakton ortek bore, lën...
Tentim-vrasja te “Kodra e Trimave”, një i mitur me lëndime t...
IKD liston vendimet urgjente në Kuvend janë buxheti e marrëv...
E dërguara amerikane arrin në Venezuelë për të rihapur misio...