Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se javën e ardhshme moti në vendin tonë pritet të jetë relativisht e ftohtë, me mëngjese të shoqëruara nga ngrica dhe mjegull nëpër ultësira.
IHMK ka këshilluar që pjesëmarrësit në komunikacion të jenë të kujdesshëm për shkak të mundësisë së rrëshqitjeve në rrugë, transmeton Arbresh.info.
Në komunikatën për media, IHMK ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës ndërsa ka bërë të ditur se për ditën e hënë parashikohen vranësira të paqëndrueshme, të cilat lokalisht mund të sjellin fjolla bore.
Moti për pesë ditët e ardhshme (17-21 shkurt 2025):
E hënë, 17 shkurt 2025
Moti do të jetë kryesisht i vranët, me mundësi për fjolla bore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -4°C deri në -1°C, ndërsa ato maksimale nga -2°C deri në 2°C. Do të fryjë erë nga veriu me shpejtësi 1-5 m/s.
E martë, 18 shkurt 2025
Parashikohet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të zbresin nga -7°C deri në -3°C, ndërsa maksimalet nga -2°C deri në 2°C. Era do të jetë e lehtë nga veriu.
E mërkurë, 19 shkurt 2025
Moti do të nisë me intervale me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa gjatë ditës vranësirat do të denden dhe priten reshje lokale të shiut të përziera me borë. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -9°C deri në -5°C, ndërsa maksimalet nga -2°C deri në 4°C. Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s.
E enjte, 20 shkurt 2025
Moti parashikohet kryesisht i vranët, me mundësi për riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3°C deri në -1°C, ndërsa ato maksimale nga -2°C deri në 5°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s.
E premte, 21 shkurt 2025
Moti do të jetë i vranët me intervale të shkurtra me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -9°C deri në -4°C, ndërsa maksimalet nga -2°C deri në 2°C. Era do të fryjë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s./Arbresh.info
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...