Kosova dje ka shënuar 17 vjetorin e Pavarësisë.
Ambasada e SHBA-së në Kosovë tha se me krenari e ka mbështetur rrugëtimin e Kosovës kur njoftoi për pjesëmarrjen e të ngarkuarës me punë Anu Prattipati dje në shënimin e 17-vjetorit të pavarësisë, shkruan Arbresh.info.
“Dje, e ngarkuara me punë Anu Prattipati iu bashkua udhëheqësve kosovarë për të shënuar 17-vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Ambasada e SHBA-së ka mbështetur me krenari rrugëtimin e Kosovës drejt një të ardhmeje sovrane, demokratike, multietnike dhe prosperuese”, ka shkruar Ambasada në postimin e bërë në Facebook./Arbresh.info/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...