17-vjeçari nga Kosova, E.S., që theri me thikë mësuesen në Essen të Gjermanisë javën e kaluar, dyshohet se kishte motive islamike, ka raportuar e përditshmja gjermane “Bild”.
Sipas “Bild”, adoleshenti nuk u mjaftua vetëm me sulmin ndaj mësueses, por ka sulmuar edhe një person të pastrehë, ndërsa ka incizuar video ku pretendon autorësinë e akteve të dhunshme.
Policia gjermane vazhdon ta hetojë rastin.
17-vjeçari e goditi mësuesen me thikë në stomak, duke i shkaktuar lëndime të rënda, por ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Edhe vetë adoleshente ishte plagosur rëndë gjatë arrestimit nga Policia, por është në gjendje stabile.
26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë ...
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...
Clintonët pranojnë të dëshmojnë për Epstein
Parashikimi i motit në Shqipëri
Gjermania arreston pesë të dyshuar për furnizim të firmave r...