16-vjeçarja nga Kosova mban fjalim në Parlamentin Evropian

23:02 | 13 Tetor 2019
A Z

Një vajzë 16-vjeçare ditë më parë ka mbajtur fjalim në Parlamentin Evropian.

Rea Sylejmani paraqiti problemet për dhunën dhe diskriminim gjinor. Sipas saj, me fjalimin që bëri, ajo nuk e përfaqësoi vetëm Kosovën.

“Kam folur para disa ministrave të Parlamentit dhe kam dhënë fjalimin mbi dhunën dhe diskriminim e vajzave në botë”

Atje ka folur edhe për një mangësi në sistemet arsimore.

Sipas saj kjo i ka dhënë një përshtypje të mirë ministrave të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, raporton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale