Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë se 16 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë sot në Kosovë.
Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se vaksinimi nuk është vetëm masë mbrojtëse nga virusi, por edhe masë kundër mbylljes.
“Mbi 16,000 doza të administruara të vaksinës kundër COVID-19 sot në Kosovë. Vaksinimi i shpejtë i popullatës nuk ka alternativë, aq më tepër që varianti Delta (SARS-COV 2) po përhapet shpejt tek të gjitha grupet dhe në veçanti te grupmoshat e reja. Vaksinimi nuk është vetëm masë mbrojtëse nga virusi, por edhe masë kundër mbylljes! Komplimente për ekipin menaxhues dhe ekipet e vaksinimit në të gjitha komunat e Kosovës!”, ka shkruar Hoti.
Spalletti: Mbështetja e tifozërisë vendimtare për Juventus
Drejtoresha e Muzeut Louvre jep dorëheqje pas “grabitjes së ...
Nis fushata e kontrollit inteligjent të mjeteve në akset kom...
Uashington: Rizvanolli takohet me sekretarin e Brendshëm të ...
Kusari dhe Shahini bisedojnë për bashkëpunimin me sektorin p...
Kurti: Katër vjet pas përpjekjes së Rusisë për pushtim, ne q...