Në Kosovë në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë humbje jete për shkak të komplikacioneve të COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë pohon se shtatë raste të reja janë zbuluar pas kryerjes së 1347 testeve të dyshuara.
Po ashtu 22 qytetarë të tjerë kanë mposhtur virusin, duke e çuar numrin total të tyre në mbi 105 mijë, që nga fillimi i epidemisë.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë injektuar 252.938 doza vaksinash, kurse numri i rasteve aktive është 134.
Në Kosovë si pasojë e epidemisë kanë humbur jetën 2.264 qytetarë, shumica e të cilëve me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Pakistani do të vazhdojë të ndërmjetësojë bisedimet e paqes ...
Sinner e mposht Alcarazin në Monte Carlo dhe ia rrëmben vend...
Haxhiu uron besimtarët ortodoksë: Kremta e Pashkëve na rikuj...
Ballkanit i ikën fitorja nga duart, Gjilani merr një pikë në...
Muriqi bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas ...
Drenica merr një fitore të madhe ndaj Llapit në derbin e mbi...