Shkëlzen Gashi, ish-këshilltar i Albin Kurtit, ka kërkuar sqarime se pse Skenderaj është çliruar gjashtë ditë pas Prishtinës, kur Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës ishte në Komunën e Skënderajt.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gashi ka pyetur se pse UÇK’ja nuk e çliroi fillimisht Skenderajn e më pas Prishtinën.
“ Më bëri përshtypje që Skënderaj ishte çliruar 6 ditë pas Prishtinës? Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së ishte në Komunën e Skënderajt. Pse UÇK-ja nuk e çliroi fillimisht Skënderajn e më pas Prishtinën? Si të spjegohet që Skënderaj u çlirua gjashtë ditë pas Prishtinës?”, ka shkruar Gashi.
Ndryshe, Albin Kurti e kishte shkarkuar Gashin nga pozita e këshilltarit, pas deklaratave të tij lidhur me UÇK’në.
“Disa deklarata të djeshme të tij patën pasoja shpërqendruese nga puna e mirë e qeverisë në detyrë. Konsideroj që është më mirë që debatin në të cilin është përfshirë ai të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit tim”, kishte shkruar Kurti, kur kishte njoftuar për shkarkimin e tij.
Deklarata e Gashi se pjesëtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kryer krime kishte ngritur reagime të shumta në publik, teksa partitë politike në Kosovë e kishin cilësuar kandaloze këtë deklaratë të Gashit.
Petkoviq iu drejtohet serbëve të Kosovës: E di që jeni lodhu...
Ushtarët e KFOR-it zhvillojnë stërvitje për orientimin në te...
231 besimtarë nga Prizreni dhe Shtimja nisen për haxh
Pas Trumpit dhe Putin në Pekin, vizita më 19 dhe 20 maj
Kurti: Teoritë politike të Ukshin Hotit kanë vlerë universal...
LVV: 116, numri i fitores