Hapet e pame për dy fëmijët Arifaj që humbën jetën në Gjermani

15:56 | 31 Tetor 2020
Arbresh.info

Familja Arifaj, me rastin e shkuarjes në amshim të bijve, Hasanit dhe Blerianit, ka hapur dy ditë të pame në Gjermani.

Hasani dhe Bleriani u goditën nga treni në mëngjesin e ditës së martë më 13 tetor, në Landshut të Gjermanisë, transmeton arbresh.info.

Kështu kanë bërë të ditur, përfaqësues të mërgatës kosovare në Gjermani.

“Sot me datën 31.10.2020 dhe me 01.11.2020, nga ora 10.00h, deri në orën 16.00h, janë hapur dyert e të pamës. Familja Arifaj nga Ratishi i Deçanit, me qëndrim në Bruckberg,(Landshut) të Gjermanisë, pas insistimit masovik të mërgatës shqiptare në Gjermani e më gjerë, dhe në bashkërendim me Institucionet lokale të qytezës Bruckberg dhe të rrethit të qytetit Landshut të Bavarisë, vendosi të hapë të Pame dy ditore”, thuhet në njoftimin e  përfaqësuesit të mërgatës në Gjermani, Xhemajl Hoxha.

Ai ka shtuar se, ambienti ku do mbahet e Pamja plotëson kërkesat higjienike dhe masat e sigurisë.

Siç dihet me 13.10.2020, në Ferrovinë e qytezës, Bruckberg në një aksident me Trenin Rajonal, pas një përplasje, patën humbur jetën vëllezërit Hasan dhe Blerian Arifaj!/Arbresh.info

E pame dinjitoze, ne ball për kryeshnosh Arifi me bashkeshorten Nifen. Me zbatim të përpiktë masash të sigurisë të…

Posted by Xhemajl Hoxha on Saturday, 31 October 2020

Shpërndaje në rrjete sociale