Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku feston sot 12-vjetorin e martesës me gruan e tij, Albinën.
Në llogarinë e tij në Facebook, Abdixhiku ka publikuar një foto familjare me gruan dhe dy vajzat e tyre, Era dhe Rozi, për të cilat kreu i LDK-së tha se është me fat që i ka.
Ndër të tjera, Abdixhiku ka falënderuar Albinën në këtë përvjetor të martesës për kujdesin dhe mbështetjen.
“Me Albinën i bëmë 12 vite martesë. Ajo vazhdon të jetë po e njëjta. E mbushur me mirësi, plot jetë e përplot dashuri.Të faleminderit për çdo ditë, për çdo kujdes, mbi të gjitha për mbështetjen e madhe që ke për ne. Unë, Era e Rozi jemi me shumë fat që të kemi. Për vitet që vijnë, për dashurinë që ritet, për ne të dy, gjithmonë”, ka shkruar Abdixhiku./Arbresh.info
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit