Dy persona të prekur me kornavirus e të shtrirë në Klinikën Infektive janë në gjendje të rëndë.
Njëri është në repart i cili shtë edhe në hemodializë si dhe një rast tjetër me përkujdesje intensive ndodhet në repartin intensiv të kësaj klinike, shkruan arbresh.info.
Kështu ka bërë të ditur Klinika Infektive.
8 raste të tjera janë në gjendje stabile ndërsa numri i plotë i të prekurve me Covid 19 të shtrirë në këtë klinikë është 12.

“Klinika Infektive njofton se në klinikë janë të shtrirë 21 raste, 12 prej tyre janë me Covid-19.
Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid- 19 është si vijon:
8 raste janë në gjendje stabile, 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, dy prej tyre janë në gjendje më të rënduar, njëra në repart, e cila është edhe në hemodializë si dhe një rast tjetër me përkujdesjse intensive ndodhet në repartin intensiv të kësaj klinike”, thuhet në raport./arbresh.info/
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja