Gjatë periudhës 15 ditore (16 gusht – 30 gusht 2024) 12 parti politike kanë njoftuar se do të kërkojnë certifikim përmes koalicionit për pjesëmarrje në zgjedhje për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025, ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Subjektet politike që kanë kërkuar certifikim si koalicione janë si në vijim:
1.Partia Demokratike e Unitetit dhe Iniciativa Balli, me emrin e koalicionit: PDU – BALLI KOMBIT;
2.Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, me emrin e koaliconit: AAK – ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS, NISMA – NISMA SOCIALDEMOKRATE, LISTA KONSERVATORE, FORUMI INTELEKTUAL – E – 30;
3.Naša Inicijativa dhe Bošnjačka Stranka Kosova, me emrin e koalicionit: NAŠA BOŠNJAČKA KOALICIJA;
4.Demokratska Stranka Bošnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan, me emrin e koalicionit: KOALICIJA VAKAT;
5.Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës dhe Lëvizja për Bashkëveprim, me emrin e koalicionit: PDAK – LpB;
6.Partia e Drejtësisë dhe Aleanca Kosova e Re, me emrin e koalicionit: LISTA PËR FAMILJEN, AKR PD.
Gjithashtu, KQZ njofton se ka përfunduar edhe periudha për partitë politike të regjistruara në Kosovë që të njoftojnë se nuk dëshirojnë të garojnë në zgjedhje.
Gjatë kësaj periudhe (16 gusht – 30 gusht 2024) dy parti politike të regjistruara kanë njoftuar se nuk dëshirojnë të certifikohen për zgjedhje, si në vijim:
1. Partia Demokratike e Diasporës;
2. Lëvizja për Bashkim;
3. Partia Balliste
Kuvendi i Shqipërisë miraton tre marrëveshje me BE
Pas 8 vitesh, Shukri Buja i kthehet garës për Kryetar të Lip...
Kurti mirëpret Ermonela Jahon:Kosova nuk po e pret operën, p...
Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Leton...
Të shtëna me armë në Belgjikë, vritet një 49-vjeçar pranë nj...
Aksident në Dobrushë të Istogut, janë lënduar tre persona