Rreth 12 fshatra të Komunë së Skënderajt kanë mbetur pa energji elektrike për më shumë se 24 orë.
Kështu kanë deklaruar për lajmi.net banorë të fshatit Runik të kësaj Komune.
Ata kanë thënë se gjatë 24 orëve të fundit, vetëm 4 orët e mbrëmjes të së shtunës kanë pasur energji elektrike dhe që nga ora 23 e mbrëmjes janë në terr.
“12 fshatra të Komunë së Skenderajt që 24 orë pothuajse jemi pa rrymë. Përveç 4 orë në mbrëmje që ka pas, prej orës 23 jemi pa rrymë. Kështu është vetëm ky 24 orëshi i fundit që aktualisht jemi pa rrymë”, ka thënë një qytetar për lajmi.net.
Ata kanë thënë se arsyetimi i KEDS-ut është së po punojnë në rrjet.
“Por edhe ditëve paraprake një ditë po një ditë jo ndalet rryma nga ora 10 deri 16 me arsyetimin e “punimeve” ne rrjet. Ndërkohë në fund të muajt faturat vijnë tepër të fryra” ”, ka thënë ky qytetar.
Lajmi.net ka provuar të kontaktojë edhe me KEDS-in, por kontakti me ta ka qenë i pamundur.
Kurti thotë se bashkëshortja e William Walkerit është shtrir...
Kryeministri i Grenlandës iu bashkohet protestave kundër tar...
Pa ujë të pijshëm tash e 30 orë rreth 700 shtëpi në Podujevë
Protesta në Tiranë përpara kryeministrisë, tensione mes prot...
Reagojnë “Plisat” pas dorëheqjes së Bekë Berishës
Mbahet akademia “Flaka e Janarit”/ Kurti: Duhet të përkujtoj...