Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia ka kohë që planifikon aneksimin e veriut, pikërisht sipas skenarit që presidenti rus, Vladimir Putin, përdori për aneksimin e Krimesë.
Në një intervistë për gazetën gjermane ‘Die Welt” Osmani tha se Beogradi me propagandën e tij, po vazhdon ta nxis komunitetin serb në Kosovë, teksa grupet terroriste trajnoheshin në bazat ushtarake serbe, transmeton Arbresh.info.
“Ne analizuam hartat, pamjet me dron, armët e sulmuesve dhe telefonat që ata lanë pas largimit. Nga kjo duket qartë se më 24 shtator, sulmuesit kanë dashur të krijojnë fakte në 37 lokacione njëkohësisht në një operacion hibrid për të pushtuar veriun e vendit tonë”, ka thënë Osmani.
Mes tjerash, Presidentja u shpreh e bindur se pas agresonit të 24 shtatorit qëndron Serbia, ku tha se pa aparatin shtetëror serb, terroristët nuk do të kishin akses në armët ushtarake.
“Ata u trajnuan në bazat ushtarake serbe nën koordinimin e ministrit serb të Mbrojtjes. Krahas kësaj, sipas qeverisë amerikane, Serbia ka rritur në një masë të paprecedentë praninë e forcave të saj të armatosura në kufirin me Kosovën. Kjo tregon se serbët synojnë përshkallëzimin e mëtejshëm. Dhe se synimi i tyre është ende të pushtojnë pjesë të Kosovës”, u shpreh ajo.
Tutje, Osmani tha se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e saj.
“Nëse akti i agresionit nuk ka pasoja, kjo është shenjë inkurajimi për Serbinë që të ketë përshkallëzime vazhdimisht, në një shkallë shumë më të madhe se sulmi që e kemi parandaluar”, tha Osmani.
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...