Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka mbajtur fjalim para mijëra pjesëmarrësve të Lutjeve të Mengjesit, organizuar nga Kongresi amerikan në Washington, D.C.
Para mijëra të pranishmëve, Osmani ka vlerësuar lartë rolin e Amerikës për çlirimin e Kosovës.
“Amerika udhëhoqi rrugën dhe bota demokratike e ndoqi në mbështetje të lirisë së Kosovës”, ka thënë Osmani.
Tutje, e para e shtetit kosovarë ka kujtuar fjalët e Presidentit Rugova i cili kishte thënë se besimi në Zot na ka mbajtur gjallë.
“Ati ynë themeltar, Presidenti Rugova, shpesh thoshte: “Ne kemi besuar tek Zoti dhe ky besim na ka mbajtur gjallë”. Fjalët e tij pasqyrojnë jo vetëm një besim personal, por një të vërtetë kombëtare – që kur përballeshim me shtypjen, besimi ynë në Zot, në liri e drejtësi dhe në kauzën tonë na çoi përpara”, ka thënë Osmani./Arbresh.info.
Më poshtë mund të gjeni fjalimin e plotë të presidentes Osmani:
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...