Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj u shpreh se është i tronditur me rastin e vdekjes së çiftit Tofaj në bjeshkët e Junikut.
Me anë të një postimi në Facebook, Ramosaj tha se në emër të qytetarëve të Deçanit u shpreh ngushëllime të sinqerta familjarëve, përcjell Arbresh.info.
“Tronditës lajmi për vdekjen tragjike të Mic Tofaj dhe bashkëshortes së tij, Fatlinda Maloku Tofaj, të cilët humbën jetën si pasojë e plasjes së bombolës së gazit, në bjeshkët e Junikut. Në këto momente të rënda për familjen Tofaj dhe familjen Maloku, ndajmë dhembjen me ta dhe në emër të të gjithë qytetarëve të Deçanit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet. Zoti ju dhashtë forcë që ta kaloni këtë dhembje”, ka shkruar Ramosaj.
Kujtojmë se sot rreth orës 11:30, një burrë dhe një grua kanë ndërruar jetë në një shtëpizë banimi në bjeshkët e Junikut, ndërsa sipas Policisë dyshohet se vdekja ka ndodhur si pasojë e rrymës./Arbresh.info
Lexo edhe:
LAJMI I FUNDIT/ Humbin jetën tragjikisht dy persona në bjeshkët e Junikut
Publikohen pamje të reja pas aksidentit “horror”...
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin
Kroos: Futbollisti më i mirë me të cilin kam luajtur është C...
Eric Garcia “xhokeri” i Hansi Flickut