Arrestohet këngëtarja e njohur shqiptare, Ruenca Haxhiaj, e njohur me emrin Enca, e cila dyshohet se në banesën e saj ka kultivuar kanabis.
Siç thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit, në goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike ka finalizuar operacionin policor i koduar “Balcony”.
Këngëtarja e njohur kishte kultivuar bimë narkotike në vazo, në ballkonin e banesës së saj, shkruan Arbresh.info.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetase kishte kultivuar bimë narkotike, në ballkonin e banesës së saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Balcony.Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçares, në ballkon, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në vazo, thuhet në njoftim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./Arbresh.info/
Fakte për shtetin e 121-të që e njeh Kosovën
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...