Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri e ka konfirmuar se lideri i kësaj partie, Lumir Abdixhiku është takuar javëve të fundit me Memli Krasniqi e Bedri Hamzën e PDK-së dhe Ramush Haradinajn e AAK-së.
Por, ai tha se nga kjo parti nuk ka pasur ndonjë bisedë apo takim me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Asnjëherë nuk ka biseduar me VV këto javët e fundit, ka iniciativë me partitë politike tjera që vinë nga opozita dhe ajo iniciativë ka shkaktuar takime, me Hamzën, Memli Krasniqin, Ramush Haradinaj”, tha Haziri në RTV21.
Ai po ashtu tha se LDK është e interesuar për të udhëhequr qeverinë. Sipas tij LDK do ta ruajë qeverinë stabile.
“Sonte po ju themi njëjtë që e kemi konfirmuar që atë që i kemi thënë qytetarëve tonë, ne jemi të interesuar për të udhëhequr qeverinë, nëse ne nuk na kemi thënë besimin ne nuk jemi në pozitë me ndërruar tani qëndrimin me thënë që ne kemi hyrë me këtë zotim politik por tani ky rezultat po na zhvendosë në qëndrime të reja. Ne kemi konfirmuar qëndrimin e njëjtë, ne e ruajmë qeverinë stabile se programi jonë ka qenë ambiciozë por i bazuar”, tha Haziri.
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet turku në Morin...
Vodhi para dhe stoli ari, arrestohet i dyshuari në Kaçanik
Katër vite nga nisja e luftës në Ukrainë, Zelensky: Do të bë...
Osmani priti komandantin në largim dhe komandantin e ri të K...
Incident në Gjykatën Themelore në Mitrovicë të Veriut, një p...
42 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë, mbi 2600 gjoba të sh...